Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për zjarrvënie në Mitrovicë

nga D. V.

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të  Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon bashkëpunim me mediat dhe qytetarët që të bëhet e mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit në foton e publikuar.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se personi i dyshuar në foto është i dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”, andaj Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës .

Tutje në njoftim thuhet se informatat për personin, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More