Prej nesër e deri të dielën studentët do të mund të aplikojnë për shujta studentore

nga Xh M

Shkup, 30 shtator – Studentët e Maqedonisë së Veriut që I plotësojnë kushtet për shujta studentore, do të kenë mundësi prej 1 e deri më 5 tetor të aplikojnë për shujta studentorë në formë elektronike.

“Afati për paraqitje për të drejtën e subvencionimit të shujtës studentore për vitin akademik 2025/2026 do të jetë prej 1 e deri më 5 tetor të vitit 2025”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë të gjithë studentët e rregullt që kanë të ardhura më të ulta sesa rroga minimale. Ata kanë të drejtë të aplikojnë https://e-uslugi.mon.gov.mk./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More