Presidenti kinez Xi Jinping zhvillon bisedime me homologun rus Putin

nga Xh M

Në paraditen e së enjtes, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me homologun rus Vladimir Putin, që ndodhet për një vizitë shtetërore në Kinë.
Xi Jinping-u vuri në dukje se ky vit shënon 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Rusisë. Përfundimi më i rëndësishëm i nxjerrë nga historia 75-vjeçare e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Rusi është se këto dy vende të mëdha fqinje duhet t’u përmbahen gjithmonë Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore dhe ta respektojnë njëri-tjetrin mbi bazën e barazisë dhe besimit reciprok, duke marrë parasysh shqetësimet e njëri-tjetrit dhe duke mbështetur zhvillimin e ndërsjellë. Kjo është jo vetëm rruga e duhur për marrëdhëniet Kinë-Rusi, por edhe drejtimi ku duhet të ecin marrëdhëniet ndërmjet vendeve kryesore të botës në shekullin e 21-të.
Vladimir Putini tha se zhvillimi i marrëdhënieve Rusi-Kinë nuk është një veprim i përkohshëm, nuk synon palët e treta dhe është në favor të qëndrueshmërisë strategjike ndërkombëtare. Rusia është e gatshme të vazhdojë të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën, të mbajë komunikimin dhe bashkërendimin e ngushtë brenda kornizave si Kombet e Bashkuara, BRICS-i dhe Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, dhe të promovojë së bashku me Kinën vendosjen e një rendi ndërkombëtar më të drejtë dhe më të arsyeshëm.
Më pas, të dy krerët e shteteve zhvilluan bisedime në grup të madh.
Sipas medias kineze CMG në takim u diskutua për bashkëpunimin në investime, energjetikë, ekonomi, tregti, zhvillimin e krahinave në Verilindje e Lindjen e Largët, shkëmbimet njerëzore e kulturore dhe çështjet ndërkombëtare, duke shprehur kënaqësi për përparimet e arritura deri tani e duke pohuar propozimet për bashkëpunimin e ardhshëm.

Pas bisedimeve, të dy presidentët nënshkruan dhe publikuan bashkërisht “Deklaratën e përbashkët për thellimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik të bashkërendimit për epokën e re ndërmjet Republikës Popullore të Kinës dhe Federatës Ruse në kuadrin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve” dhe dëshmuan bashkërisht nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh mbi bashkëpunimin në fushat ekonomiko-tregtare, të mbrojtjes së natyrës, të kontrollit e të karantinës, të medias etj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More