Prodhuesit e cigareve paralajmërojnë pasoja serioze nga ligji i ri kundër duhanit

nga Xh M

Shoqata e Prodhuesve të Cigareve në kuadër të Odës Ekonomike paralajmëron se ligji i propozuar për mbrojtjen nga duhani mund të rrezikojë seriozisht segmente të rëndësishme të industrisë, sektorit të biznesit dhe vetë ekonomisë. Ata dolën publikisht me një qëndrim të përbashkët lidhur me ndryshimet e propozuara, duke paraqitur vërejtje dhe kërkesa.

Ndër to, theksohet nevoja që të gjitha palët e interesuara të përfshihen në mënyrë aktive në procesin e hartimit të zgjidhjes ligjore, si dhe të sigurohet një periudhë e arsyeshme për zbatimin dhe përshtatjen me ndryshimet e reja. Sipas Shoqatës, një qasje e tillë do të ndihmonte në shmangien e pasojave serioze normative, ligjore, financiare dhe ekonomike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More