Me garanci prej rreth 5 milionë eurove, Borçe Markovski lirohet nga paraburgimi

Nga admin
379 e lexuar

Shkup, 22 janar – Pronari i “Markovski Kompani” dhe konsulli i nderit i Bjellorusisë, Borçe Markovski, është liruar nga paraburgimi, mëson Telma. Jozyrtarisht, garancia që ai ka dhënë për të mos u arratisur kap vlerën prej rreth 5 milionë euro dhe përfshin një shtëpi me oborr në Manastir si dhe tre banesa, gjithashtu në Manastir, në pronësi të “Markovski Kompani”. Si pasuri e luajtshme janë regjistruar edhe 25 bulldozerë dhe kamionë, të cilët janë gjithashtu pjesë e kompanisë.

Vendimin e ka marrë Gjykata Themelore në Manastir, edhe pse më herët Prokuroria e Manastirit ishte shprehur negativisht ndaj kërkesës së tij. Gjykata i ka caktuar masa kujdesi. Borçe Markovski duhet të paraqitet një herë në javë në gjykatë, ndërsa pasaporta i është konfiskuar përkohësisht.

Nga Prokuroria për Telma e kanë konfirmuar informacionin dhe kanë shtuar se kanë paraqitur ankesë lidhur me kompetencën e Këshillit Penal, duke vlerësuar se vendimin duhet ta marrë Gjykata e Apelit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër