Pse motori nuk punon qetë në regjimin pa ngarkesë?

nga D. V.

Kur motori është në regjim bosh (pa ngarkesë), pritet të punojë qetë dhe në mënyrë të balancuar.

Por, çfarë ndodh nëse ndieni dridhje, djegie të pabalancuar të përzierjes apo nëse rriten rrotullimet? Në regjim bosh, veturat zakonisht punojnë me rreth 700-800 rrotullime në minutë. Vetë, përmes përvojës, do ta kuptoni kur motori nuk punon si zakonisht.

Zakonisht, kjo është një shenjë e ndonjë problemi, por cilat mund të jenë ato?

Te motorët me benzinë, kjo mund të ndodhë për shkak të qirinjve të konsumuar, që e vështirësojnë ndezjen e përzierjes në cilindra. Po ashtu, mund të ketë probleme me instalimin elektrik të qirinjve, respektivisht me defekte në kabllot apo lidhjet elektrike.

Një nga shkaqet mund të jenë edhe injektorët e ndotur të karburantit ose filtri i ajrit i bllokuar. Një valvul e dëmtuar e rrjedhës së ajrit mund të jetë gjithashtu shkaktar. Puna jo e njëtrajtshme e motorit mund të vijë edhe si pasojë e çrregullimeve në vakumin e sistemit të furnizimit me ajër dhe karburant (për shkak të konsumimit apo dëmtimeve).

Pas ndërrimit të rripit të dhëmbëzuar, mund të ndodhë që ai të mos jetë montuar në mënyrë të përkryer, gjë që shkakton mos sinkronizim të valvuleve. Kjo ndikon në uljen e kompresionit dhe si pasojë, në punë jo optimale të motorit në regjim bosh. Probleme të ngjashme mund të ndodhin edhe nga konsumimi i rripit të dhëmbëzuar.

Së fundmi, mund të ketë edhe probleme me kohën e ndezjes së përzierjes, gjë që bën që motori të punojë më ashpër ose të fiket. Në çdo rast, nëse ndieni që motori nuk punon në mënyrë të rregullt, është e nevojshme të kërkoni ndihmën e një mekaniku. /

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More