QMK: Janë shuar nëntë zjarre, nën kontroll është vënë zjarri mbi fshatin Virovë të Demir Hisarit

nga D V

Shkup, 23 gusht – Në 24 orët e fundit në territorin e mbarë vendit kanë rënë gjithsej 10 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave nën kontroll është vënë një vatër zjarri, ndërsa janë shuar nëntë, njoftuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nën kontroll është vënë zjarri në Komunën e Demir Hisarit, afër malit Plaken mbi fshatin Virovë. Në zjarrin, siç thekson QMK-ja është përfshi bimësi e ulët dhe bar i thatë.

Janë shuar zjarret në Komunën e Radovishit, tek vendi i quajtur çezma e Rudinës, në Komunën Gradsko, në fshatin Vranovc i Poshtëm, në Komunën e Strugës, në fshatin Novo Sellë dhe Tatesh dhe në fshatin Oktisi – Bellica e Poshtme. Janë shuar zjarret në Komunën e Tetovës, tek stadiumi i ri, në Komunën e Gostivarit, në vendbanimin Mlaki dhe në Komunën Vrapçishtë në fshatin Gradec.

Nga rajoni i Shkupit janë shuar zjarret në Komunën e Studeniçanit, në fshatin Pagarushë dhe Komunën e Çairit, në rrugën “Serava” ku janë djegur mbeturina.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More