Rama ironizon deklaratat e Berishës: Përçartje “patriotike”

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Rama publikoi në rrjetet sociale një video me një buf, ku dëgjohet fjala kreut të PD-së ndërsa ai akuzon për akt antipatriotik në lidhje me marrëveshjen e ujërave territoriale me Greqinë. Në videomontazh duket Berisha në tryezë me Fredi Belerin, ish-kandidatin e PD-së për bashkinë e Himarës i arrestuar me urdhër të SPAK për shitblerje votash.

“Përçartje “patriotike””, shkruan Rama në videon e postuar në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More