Rama: “Regional AI Hackathon 2025”, mundësi për të kthyer idetë me AI në zgjidhje konkrete

nga D. V.

Më 14 tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të mbahet eventi i inteligjencës artificiale “Regional AI Hackathon 2025”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se, ky nuk është thjesht një event, është një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale.

“Të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete. Nga shëndetësia tek qytetet “inteligjente”, arsimi dhe qëndrueshmëria, do të eksplorojmë së bashku se si AI mund të transformojë Ballkanin Perëndimor”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama u shpreh se, projektet më të mira do të përzgjidhen për AI Bootcamp, (14 tetor 2025) dhe Hackathon (nëntor 2025) për të zhvilluar prototipet dhe për t’i prezantuar për financim dhe mbështetje.

Kryeministri gjithashtu ftoi të interesuarit të mos e humbasin këtë mundësi unike dhe të aplikojnë në linkun https://crowdhackathon.com/regionalhackathon-ai/

Aplikimet mbyllen më 3 tetor.

“Regional AI Hackathon 2025” është një iniciativë me vizion që bashkon talente të reja, studiues dhe sipërmarrës nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova.

Ky event fuqizon të rinjtë e Ballkanit Perëndimor dhe diasporën e tyre për të bashkëkrijuar, për të sjellë inovacion dhe për të zhvilluar zgjidhje të drejtuara nga IA-ja që nxisin transformimin dixhital dhe adresojnë sfidat e përbashkëta rajonale.

“Hackathon” është një thirrje për të gjithë të rinjtë e motivuar për të marrë pjesë, për të bashkëpunuar dhe për të formësuar një të ardhme më të zgjuar dhe më gjithëpërfshirëse për rajonin tonë përmes fuqisë së Inteligjencës Artificiale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More