Rapori i BSH: Mungesa e punëtorëve ka zhytur industrinë në pesimizëm

nga L. M

Treguesi i ndjesisë ekonomike u ul gjatë muajit gusht, ndikuar nga rënia e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve. Banka e Shqipërisë raporton në anketën periodike të saj se industria pati rënien më të fortë të besimit me 4 pikë përqindje, ndikuar nga mungesa e fuqisë punëtore, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rritje.

Besimi në sektorin e ndërtimit ra me 2 pikë përqindje, ndikuar nga rënia e aktivitetit ndërtues dhe rënia e porosive për të ardhmen.

Ndonëse kulmi i sezonit turistik, edhe bizneset e shërbimeve u shfaqën pesimiste ku treguesi i pritshmërive u tkurr me 2.1 pikë përqindje. Rënia i faturohet pritshmërive të ulëta të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për rënien e kërkesës. Në kahun rënës janë rishikuar edhe pritjet për punësimin në këtë sektor.

Tregtia nga ana tjetër mbetet më optimistja për të ardhmen, teksa treguesi i besimit në ekonomi u rrit me 5.4 për qind. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti pothuajse i pandryshuar në gusht në krahasim me periudhën pararendëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More