Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike shqyrtoi veprimtaritë publike të 13 institucioneve për periudhën 19 janar – 25 janar 2025.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi pushimin e hetimit administrativ ndaj Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe Bankës së Shqipërisë”.
Po ashtu në mbledhjen e sotme u pushua hetimi administrativ për 4 bashki, atë të Elbasanit, Matit, Roskovecit dhe Sarandës.
Po ashtu, KQZ pushoi hetimin administrativ për: Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve; Korporatën e Investimeve Shqiptare; Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor; Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministrinë e Financave; Zyrën Vendore Arsimore Elbasan.
Shqyrtimi administrativ i veprimtarive publike të Bashkisë Cërrik u shty për në seancën e radhës.