Recetë e vjetër orientale për qebapë: Kënaqësi për adhuruesit e mishit të qengjit!

nga D V

S’keni nevojë të përdorni skarën e zakonshme! Provoni diçka të re dhe kënaqni orekset tuaja

Përbërësit:

▪ ½ kg mish të bluar qengji
▪ 200 g spinaq
▪ ½ shegë
▪ një qepë
▪ 2 thelpinj hudhre,
▪ 2 lugë arra të grira,
▪ një tufë majdanoz,
▪ kanellë sa mund të kapësh me një gisht,
▪ kripë, piper,
▪ 1 dl kos deleje,
▪ 3 lugë vaj ulliri.

Përgatitja:

1. Prisni qepën dhe 2 thelpinj hudhre. Grini arrat dhe tufën e majdanozit dhe që të gjitha përzieni me 500 g mish të bluar qengji. Qitni kripë, piper dhe qitni pak kanellë.

Bëni 12 qebapë, vendosni në shkopinj të drunjtë për hell dhe lyeni me pak vaj.

2. Lani fletët e 200 g të spinaqit dhe pastroni gjysmë shege. Përzieni kosin e deleve, kripën, piperin dhe tri lugë vaj ulliri.

Piqni qebapët në skarë rreth tetë minuta.

Shërbejeni me kos, spinaq dhe shegë.

Ju bëftë mirë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More