Renditja e Fuqisë Ushtarake 2026, Kosova shënon përparim për tre vende – renditet e 138-ta

nga D. V.

Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke analizuar kapacitetet ushtarake të 145 shteteve nga e gjithë bota.

Renditja bazohet në mbi 60 faktorë të ndryshëm, përfshirë numrin e forcave ushtarake, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, gjendjen financiare si dhe pozicionin gjeografik të secilit shtet.

Të gjitha këto përllogariten në një indeks të quajtur PowerIndex, ku renditja më e ulët nënkupton fuqi ushtarake më të madhe.

Sipas GFP-së, formula e përdorur u mundëson edhe shteteve më të vogla, por teknologjikisht të avancuara, të konkurrojnë me fuqi më të mëdha, por më pak të zhvilluara.

Po, ku renditet Kosova?

Në renditjen vjetore 2026 Kosova renditet e 138-ta (indeksi i fuqisë ushtarake konsiderohet 3.8041).

Për dallim nga viti i kaluar, Kosova ka përparim për tri vende pasi në renditjen vjetore 2025 Kosova ishte e 141 (Indeksi i fuqisë ushtarake të FSK-së ishte 4,9141).

Sipas Global Firepower, në vendin e parë për fuqi ushtarake janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More