Rëndohet bilanci i viktimave, 10 persona humbën jetën nga zjarret në Los Angelos

nga D V

Rëndohet bilanci i dëmeve dhe viktimave nga zjarret të cilat vijojnë në Los Angelos. Sipas raportimeve të fundit, numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar tashmë në 10.

Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut të Los Anxhelosit ka deklaruar se ende nuk janë mësuar identitetet e viktimave pasi trupat e tyre të dekompozuar po analizohen në mënyrë që të mësohet identiteti i tyre.

“Identifikimi mund të zgjasë disa javë pasi Departamenti i Ekzaminuesit Mjekësor nuk është në gjendje t’i përgjigjet kërkesave për shkak të kushteve të zjarrit dhe shqetësimeve të sigurisë”, thanë ata në një deklaratë.

 

 

Është në proces edhe njoftimi i të afërmve ligjorë të viktimave.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More