Rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë në vend për vitin akademik 2023/2024

nga Xh M

Shkup, 7 qershor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpalli rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë në vend për vitin akademik 2023/2024, i publikuar dhjetorin e kaluar.

Në ueb-faqen e MASH-it janë të disponueshme listat e kandidatëve të pranuar që plotësojnë kërkesat në fushën e shkencave shoqërore dhe në fushën e shkencave tekniko-teknologjike dhe natyrore-matematikore.

“Të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendim, ndërsa kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesë nga dita e marrjes së Aktvendimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në të cilën do të shënohet arsyeja për të cilën aplikimi është refuzuar. Kandidatët të cilët pranohen në mënyrë shtesë do të njoftohen për nënshkrimin e marrveshjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More