Rina Lipa bën debutimin në film, pjesë e “A Gangster’s Life”

nga D. V.

Rina Lipa, motra e këngëtares së njohur Dua Lipa, do të debutojë në kinematografi me rolin e saj të parë në filmin britanik “A Gangster’s Life”, që do të dalë në versionin digjital në Mbretërinë e Bashkuar më 19 janar, përmes Miracle Media.

Ajo do të luajë përkrah aktorëve Jonny Weldon (i njohur nga One Day) dhe Tony Cook (Dune: Part Two).

Në këtë film, Rina interpreton Scarlett, një anëtare pa mëshirë e një bande të rrezikshme, e cila përdor dy skemtarë të vegjël, Ant (Cook) dhe Dick (Weldon), si pjestarë në aktivitetet e tyre kriminale.

 Rina Lipa

Historia tregon se dyshja, pasi hasin gangsterin e egër londinez Emery (Tomi May), futen në botën e tij të errët të krimit, por më vonë përfundojnë duke ikur në Greqi pas një vrasjeje brenda bande.

Filmi, i cili shënon debutimin si regjisor të Zak Fenning, frymëzohet nga klasikët e filmave gangsterë si “Lock, Stock and Two Smoking Barrels” dhe “The Gentlemen”.

Në kastin e tij janë edhe Christina Gkioka, Bradley Turner dhe Sasha Latoya.

Rina ndjek gjurmët e motrës së saj, Dua, e cila ka pasur role në filma të njohur si në “Barbie” (2023) dhe “Argylle” (2024).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More