Shkup, 17 qershor – Në Maqedoninë e Veriut ku zyrtarisht ka rreth 620 mijë shqiptarë ose 29.52 për qind sipas regjistrimit të vitit 2021, ekzistojnë apo më mirë thënë kanë ekzisutar një sërë partish politike. Polarizimi ka bërë që çdo “mëhallë e çdo katund” të ketë parti politike!, shkruan “Zhurnal.mk”.
Mbi 30 parti në 30 vitet e fundit!
Në historinë 30 vjeçare të pluraçlizimit shqiptarët fillimisht ishin organizuar nëpërmjet Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) të drejtuar nga Nevzat Halili, ndërsa vitet e nëntëdhjeta, përveç PPD-së u regjistruan edhe Partia Demokratike Popullore (PDP), Partia Republikane, Lidhja Demokratike Shqiptare – Partia Liberale (LDSH – LP) si dhe Partia e Aksionit Demokratik- Rruga Islame.
Më 6 maj të vitit 1996 fraksioni i Arbër Xhaferrit dhe Menduh Thaçit formoi Partinë e Prosperitetit Demokratik të Shqiptarëve (PPDSH). PPDSH-ja në korrik të 1997 mbajti kongresin e saj dhe bashkohet me Partinë Demokratike Popullore dhe formohet Partia Demokratike Shqiptare.
Nevzat Halili, në fillim të vitit 1994 themeloi Partinë Republikane të Unitetit Popullor (PRUP) dhe më pas në vitin 2019 provoi me Lëvizjen Ilirida.
Në vitin 2000 u themelua partia Aleanca Demokratike Shqiptare (ADSH) dhe më pas edhe Partia për Bashkimin Demokratik Shqiptar (PBDSH). Në vitin 2001 u themelua Partia Demokratike Kombëtare (PDK) dhe në vitin 2002 themelohet Partia e re Republikane (PR).
Në vitin 2002 u themelua Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ndërsa në vitin 2005 u formua partia Forcat e Reja Demokratike (FRD) dhe në vitin 2007 Bashkimin Demokratik Kombëtar (BDK). Gjatë vitit 2006 skenës politike në Maqedoni i shtohen edhe dy parti politike shqiptare, edhe atë Partia për Ardhmëri Demokratike (PAD) dhe Alternativa Kombëtare (AK). Në vitin 2007 formohet Bashkimin Demokratik Shqiptar (BDSH), ndërsa në Demokracia e Re (DR). Më vitin 2010 formohet Partia politike Lidhja Shqiptare (LSH), ndërsa në vitin 2011 partia Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK). Në nëntor 2014 formohet Lëvizja “Besa”, ndërsa në vitin 2015 formohet Lëvizja për Reforma në PDSH (LR-PDSH, e cila në gusht të 2017 vendosi të riemërtohet në “Aleanca për Shqiptarët” (ASH). Gjithashtu në vitin 2015 fomorhet partia “Uniteti”, ndërsa në vitin 2018 Partia e Popullit si dhe në maj po të këtij viti Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi (LSDH). Në muajin mars 2019 u formua partia “Alternativa”, ndërsa në vitin 2023 themelohet partia Lëvizja Demokratike dhe Partia Demokratike Evropiane, ndërsa Lëvcizja Vetvendosje, futet në koalicon me “VLEN”. Koalicioni i LD, Alternativës, Lëvizja BESA dhe Lëvizja Vetvendosje, kanë vendosur që të formojnë partinë VLEN dhe si të tillë të veprojnë në të ardhmen, shkruan “Zhurnal.mk”.
Ku po shkon ky shtet? Shumë parti për aq pak shqiptarë…
“Në Maqedoninë e Veriut ku ekzistojnë rreth 620 mijë shqiptarë, në të kaluarën janë themeluar mbi 30 parti politike, por aktualisht janë aktive rreth 10 parti politike, që janë grumbulluar në dy tabore. Edhe pse në të kaluarën ka pasur shumë parti politike, që disa prej tyre ndoshta veç kanë ekzistuar në letër dhe kanë pasur shumë pak votues, megjithatë kjo tregon se sa të ndarë e sa e polarizuar ka qenë vota shqiptare. Në këtë shtet me popullsi prej rreth 2 milionë banorë ku afër 30 për qind janë shqiptarë (të dhënat zyrtare), shqiptarët vazhdojnë të ballafaqohen me probleme elementare të drejtësisë, ekonomisë, mosintegrimit dhe pabarazisë institucionale.
Rinia masivisht largohet nga ky shtet, e së fundmi edhe ata të rinjë që kanë një formim të duhur profesional. Nëse më parë iknin vetëm ata që nuk kishin një fakultet të mbaruar, tani ikin edhe ata që kanë një diplomë të mirë, qoftë mjek, inxhinier, profesor apo një programer i IT-së. Të dhënat jo zyrtare tregojnë se mbi 250 mijë qytetarë janë larguar në vitet e fundit, e që i bie se në vend nuk ka as 1.5 milionë banorë. Kryesiht në këtë shtet jetojnë mbi 400 mijë pleq, e popullata aktive është në rënie çdo ditë e më shumë, shkruan “Zhurnal.mk”.
Shqiptarët vazhdojnë të ballafaqohen me probleme thelbësore, sidomos gjatë ndryshimit të çdo pushteti. Ata diskriminohen në administartën shtetërore por edhe në sektorin e biznesit privat. Problem mbetet edhe mbyllja e dyerve të integrimit evropian, që shkakton pasiguri dhe mosperspektivë për të ardhmen.
Përderisa tek maqedonasit punojnë thuajse të gjithë anëtarët e familjes, edhe atë në insitucionet më të mira shtetërore, shqiptarët ende luftojnë që ta kenë nga një të punësuar në organet shtetërore ose në ndërmarrjet publike. Kjo papunësi e madhe i bën ata që të mendojnë ikjen larg e më larg.
Si çdoherë, vazhdon trendi i ndarjes së vendeve të punës më të mira vetëm për anëtarët e ngushtë të partive politike dhe familjarëve të tyre, një dukuri që kurrsesi të ndalet dhe çdokush të punësohet sipas meritës dhe vlerave profesionale.
Shqiptarët – hallexhinjë, detyrohen maqedonasve të ua shtrijnë dorën për ndihmë, nga që nga partitë shqiptare që nga viti 2001 e deri më tani janë kushtëzuar të rinjtë, se mund të punësohen vetëm nëse ka një librezë partiake, qoftë i BDI-së, PDSH-së, ose tani VLEN-it.
Fatkeqësisht, partitë shqiptare vazhdojnë me gabimet e njëjta në 30 vitet e fundit të pushtetit. Mbi 10 parti aktive në politikë, vazhdojnë të jenë të përçarë “pikë e pesë” mes vete, pa pasu besim njëra ndaj tjetrës, duke qenë herë miq e herë armiq, me akuza akuza të pabaza, e gjithë kjo duke humbur besimin e popullit dhe duke mso parë ardhmëri të ndritur për popullin”, shkruan “Zhurnal.mk”.
