Shkup, 23 tetor – Nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore, shumica e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, 42.67 për qind e tyre, shprehën dëshirën për t’u larguar nga vendi për shkak të standardit dhe kushteve të dobëta sociale, jetësore dhe ekonomike, tregojnë të dhënat nga hulumtimi i “Fondacionit Friedrich Ebert”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas rezultateve të “Studimit për të rinjtë nga Evropa Juglindore 2024”, vendin e radhës në atë listë e zë Bosnja dhe Hercegovina, ku do të emigronin 31.18 për qind e të rinjve dhe në Shqipëri kjo përqindje është 36.9.
Ndërsa për vendet e tjera të rajonit, në Kroaci 21.62 për qind e të rinjve shprehën nevojën për t’u larguar nga vendi.
Në Bullgari dhe Rumani, sondazhi tregoi gatishmërinë më të vogël të të rinjve për t’u larguar nga vendet e tyre.
Sondazhi u krye në një kampion prej 8.943 të rinjsh nga Evropa Juglindore, nga mosha 14 deri në 29 vjeç dhe tregoi se 23 për qind e tyre e shohin pagën më të mirë si një nga arsyet kryesore për t’u larguar nga vendi.
