Salla: Projekte të reja me Gjermaninë që mbështesin zhvillimin e bujqësisë

nga D. V.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim me Prof. Eberhard Haunhorst, Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Ushqimore në Ministrinë Federale të Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë.

Salla tha se gjatë takimit u diskutua për ecurinë dhe rezultatet e bashkëpunimit teknik gjerman nëpërmjet GIZ-it, si dhe për projektet që po kontribuojnë në modernizimin e bujqësisë shqiptare.

Ministri vlerësoi kontributin e GIZ-it në forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e standardeve të prodhimit dhe sigurisë ushqimore, si dhe përafrimin me politikat e Bashkimit Europian.

Ai theksoi se projektet si “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural (SRD)” kanë pasur një impakt të rëndësishëm në nxitjen e inovacionit dhe mbështetjen e fermerëve e agropërpunuesve shqiptarë.

Nga ana e tij, Prof. Haunhorst vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë midis institucioneve shqiptare dhe atyre gjermane, duke theksuar gatishmërinë për të vijuar me projekte të reja që do të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në Shqipëri.

“Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë do të vazhdojë të jetë një mbështetje e qëndrueshme për përmirësimin e prodhimit vendas, forcimin e sigurisë ushqimore dhe përgatitjen e vendit për integrimin në tregun e përbashkët europian. Ky takim konfirmon përkushtimin e përbashkët për një bujqësi moderne, konkurruese dhe në përputhje me standardet e BE-së”, deklaroi Salla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More