Samit i digjitalizimit të Ballkanit Perëndimor 2025 në Shkup

nga D. V.

Shkup, 1 tetor – Shkupi sot dhe nesër është nikoqir i Samitit të digjitalizimit të Ballkanit Perëndimor (WBDS) 2025 të cilin e organizojnë Ministria e Transformimit Digjital të Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Ngjarja do të bashkoj qeveritë nga rajoni, komunitetin e biznesit, akademinë dhe partnerët ndërkombëtar për të përshpejtuar transformimin digjital të rajonit.

E organizuar në dy faza – kryesore dhe teknologjike – WBDS 2025 do të fokusohet në tre fusha prioritare: “Portofoli digjital: Qasje e sigurt dhe e lehtë në shërbimet publike dhe private”, “Ndërveprimi: Lidhja e sistemeve dhe regjistrave për të mundësuar shërbimet elektronike rajonale” dhe “Siguria kibernetike: Mbrojtja e të dhënave personale dhe infrastrukturës kritike”.

Faza e teknologjisë do të përfshijë sesione mbi inteligjencën artificiale, infrastrukturën 5G dhe atë optike, aftësitë digjitale dhe qasjen e kompanive rajonale në tregun e vetëm digjital të BE-së.

Pritet të marrin pjesë më shumë se 800 pjesëmarrës dhe folës, përfshirë përfaqësues të lartë të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, Komisionit Evropian, RCC-së, Unionit ndërkombëtar të telekomunikacionit (ITU), si dhe liderë nga sektori privat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More