Samsung lanson “telefonin inteligjent më të hollë” – për të qenë në garë me rivalin Apple

nga D. V.

Samsung Electronics bëri publike të martën modelin e saj më të hollë kryesor deri më sot, të “plotësuar” me karakteristika të përmirësuara të Inteligjencës Artificiale, ndërsa kërkon të kalojë rivalin Apple.

Lansimi i S25 Edge është projektuar për të shfrytëzuar kërkesën në rritje, veçanërisht nga konsumatorët në të 20-at dhe 30-at e tyre, për telefona inteligjentë më portativë, shkruajnë mediat e huaja.

“Reagimet ishin të qarta – përdoruesit donin diçka më të hollë dhe më të lehtë për t’u mbajtur pa sakrifikuar performancën”, tha Samsung, i cili bëri ndryshime strukturore për të zvogëluar trashësinë e komponentëve të brendshëm.

Dhe analistët thonë se lansimi ishte në kohën strategjike për të paraprirë Apple, e cila pritet të lansojë një iPhone më të hollë në gjysmën e dytë të këtij viti.

S25 Edge do të dalë në shitje në Korenë e Jugut më 23 maj dhe në Shtetet e Bashkuara më 30 maj, tha Samsung, duke shtuar se do ta lansojë atë në rreth 30 vende, përfshirë Kinën dhe Evropën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More