Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Samsung më në fund sfidon Apple
Pas muajsh thashethemesh, Samsung më në fund zbriti në ring kundër Apple me pajisjen e re Galaxy XR — një headset që i thotë Vision Pro-s: “hej shok, s’je vetëm ti tashmë!”
Galaxy XR punon me Android XR të Google-it dhe çipin Snapdragon XR2+ Gen 2 nga Qualcomm. Kushton 1,800 dollarë, që është… gati sa gjysma e Apple Vision Pro (dmth mund të marrësh XR-n dhe një udhëtim në Greqi).
Në shifra: ekrani micro OLED ka plot 27 milionë piksela – 6 milionë më shumë se Vision Pro – por refresh rate është 90Hz, pak më e ulët se 120Hz i Apple. Peshon vetëm 545 gram, me pak fjale ; s’e ndjen në kokë, si kapele verore.
Samsung thotë se dizajni është ergonomik “për përdorim të përditshëm.” Për ne, kjo përkthehet: mund ta mbash në kokë edhe kur po përgatit kafen.
Galaxy XR lejon Google Maps në 3D, YouTube në realitet të shtuar, e madje mund të vizatosh një rreth me dorë në ajër për të kërkuar çdo gjë që sheh përpara. Pra, po, tani mund të kërkosh në Google një sanduiç… duke parë vetë sanduiçin.
Kush e blen para fundvitit, merr “Explorer Pack” me plot bonuse — nga YouTube Premium te abonimi i NBA-së.
Në fund të ditës, Samsung po thotë: “Po, Apple ka Vision Pro, por ne kemi Vision për njerëzit që duan syze pa shitur veshkën.”
