Sekuestrohen edhe 400 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, anija vinte nga Tunizia

nga D V

Një sasi prej 400 mijë litra naftë janë sekuestruar nga policia e Durrësit në një anije që vinte nga Tunizia, vetëm një ditë pasi policia njoftoi kapjen e 670 mijë litrave naftë kontrabandë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ari i zi 2” u vunë në pranga u arrestuan pranga 6 shtetas dhe në hetim 5, sirianë, egjiptian dhe shqiptarë, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Në pranga u vunë shtetasit Mohammed Sallit, Wissan Broud, Hassan Broud, Sami Shanta, Faez Ismaeil, Nedio Mejdani, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve Eduart Skora dhe Florian Biba, ndërsa në kuadër të operacionit “Ari i zi 2”, vijon puna për kapjen e shtetasve Juxhin Koka dhe Serxha Sula.

“Nga kontrolli në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën 400,000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia”, bëri me dije policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More