SHBA dhe BE përkujtojnë figurën e Shën Terezës: Përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh

nga D. V.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ndau sot mesazhin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me rastin e 5 shtatorit, ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh”, u shpreh presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë thekson në mesazhin e publikuar se “sot nderojmë Nënë Terezën, figurën që mishëroi dhembshurinë dhe humanizmin në çdo hap të jetës së saj”.

“Ajo mbetet një krenari e madhe për Shqipërinë dhe një frymëzim i pashtershëm për brezat kudo në botë. ‘Unë mund të bëj gjëra që ju nuk mundeni, ju mund të bëni gjëra që unë nuk mundem; së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha’. Ky mesazh i saj na kujton se vetëm duke bashkuar forcat arrijmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Ky është gjithashtu thelbi i asaj që përfaqëson Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More