ShBA dhe Kosova forcojnë partneritetin ekonomik përmes Odës Ekonomike Amerikane

nga L. M

E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham/OEAK), Arian Zeka, dhe presidentin e Bordit të OEAK-së, Lorik Fejzullahu.

Siç njofton Ambasada Amerikane, temë diskutimi ka qenë thellimi i bashkëpunimit ekonomik ShBA – Kosovë.

“Si një urë kyçe për kompanitë amerikane, AmCham ndihmon në promovimin e një klime mikpritëse për biznesin dhe lidh bizneset përmes delegacioneve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës – duke mbështetur investimet dypalëshe dhe rritjen e përbashkët”, ka njoftuar Ambasada në një postim në “Facebook”, të cilin e përmbylli me fjalinë “Partneri i preferuar i ShBA-së”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More