“Shkak xhelozia!” E rëndë në Maliq, bashkëshorti dhunon gruan në bashkëpunim me të atin e tij, fqinjët lajmërojnë autoritetet

nga Xh M

Një ngjarje rëndë është regjistruar në Maliq ku një grua është dhunuar për motive xhelozie nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri. Mësohet se 31-vjeçari, bashkëshorti, i cili dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike, ka goditur me grushte bashkëshorten e tij duke i shkaktuar asaj dëmtime në fytyrë.

Gjithashtu, në këtë konflikt është përfshirë edhe babai 31-vjeçarit, duke e dhunuar nusen së bashku me të birin. Bëhet me dije se kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë duke ndaluar pëshkallëzimin e situatës. Lidhur me ngjarjen është arrestuar bashkëshorti ndërsa vjehrri është proceduar në gjendje të lirë. Po ashtu raportohet e reja është pajisur me urdhër mbrojtje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More