Shkolla verore “Jam shqiptar”, të rinjtë nga Diaspora do të kryejnë vizita studimore në Shqipëri

nga Redaksia

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot në Bruksel, me përfaqësues të Diasporës shqiptare.

Hasani theksoi se, me diasporën shqiptare mund të punohet për të vënë në jetë projekte me dobi të ndërsjellë, duke i kushtuar një vëmendje gjeneratës së re për t’i afruar me rrënjët e të parëve.

Për këtë qëllim, nënvizoi Hasani, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka dhënë “dritë jeshile” projektit të shkollës verore “JAM SHQIPTAR”, me fokus vizitat studimore të të rinjve nga diaspora në Shqipëri, për t’u njohur me historinë, kulturën dhe gjuhën shqipe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More