Shkup, Supremja shfuqizon vendimin e Penales për Blerim Ramadanin

nga D V

Shkup, 23 gusht – Gjykata Supreme rikthen në Gjykatën Penale vendimin për mos-ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
Gjykata Supreme thotë se vendimi i Gjykatës Penale është i paqartë dhe i pakuptimshëm, për këtë qëllim, kërkon që Penalja sërish të vendosë për rastin në fjalë.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka marrë vendim për rastin lidhur me ekstradimin e Blerim Ramadanit, me të cilin aktvendimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup është anuluar dhe lënda kthehet në vendim dhe procedurë të re. Këshilli Penal i Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me vendimin e tij, konstatoi se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për ekstradimin e personit të përmendur. Veprimi dhe vendimmarrja e tillë nga gjykata e shkallës së parë sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut është e paqartë dhe e pakuptueshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Gjykatës Supreme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More