Shpati vazhdon ta ndjekë Selvijen edhe pas ndarjes

nga D. V.

Muaj pas ndarjes së shumëpërfolur, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka befasuar ndjekësit me një veprim që flet më shumë se çdo fjalë.

Shpati e ka bërë sërish follow ish-partneren e tij, Selvijen në Instagram.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re, sidomos javë pas deklaratës së fundit të Selvijes, e cila kishte sqaruar publikisht se asgjë nuk do i rikthejë atë dhe Shpatin bashkë.

“Kemi mbi 6 muaj që jemi të ndarë dhe nuk kemi asnjë plan për t’u bërë sërish çift. Çdo gjë që bëjmë është vetëm për djalin tonë Roelin, i cili nuk ka asnjë faj në këtë mes,” u shpreh Selvija javë më parë në një postim në Instagram.

Megjithatë, lind pikëpyetja, ky veprim i Shpatit a është një tregues se ai nuk po heq dorë nga Selvija, apo një dëshmi e një marrëdhënie të mirë vetëm si prindër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More