Shporta minimale për muajin qershor në krahasim me një muaj më parë ka shënuar rritje për 213 denarë apo një familjeje katër anëtarëshe për shpenzimet mujore i nevojiten mbi 1.000 euro, thonë nga Lidhja e Sindikatave. Sipas statistikave, rreth 20 mijë denarë janë të nevojshme vetëm për ushqim. Ndërsa për familjet të cilët nuk kanë shtëpi dhe jetojnë me qira, u janë të nevojshme për ta kaluar muajin 75 mijë e 700 denarë.
“Me shtrenjtimin e shportës minimale një qytetari të rëndomtë i nevojiten tri rroga minimale apo një rrogë minimale dhe një rrogë mesatare e paguar muajin e fundit që aktualisht arrin 41 mijë denarë. Pak qytetarë të punësuar në Maqedoninë e Veriut marrin 41 mijë denarë rrogë mesatare, prandaj kjo nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më pak e përballueshme. E pamë se ditëve të fundit u shtrenjtua edhe çmimi i bukës, e cila për të gjithë është e nevojshme dhe e blejnë. Ka edhe paralajmërime për shtrenjtimin e energjisë elektrike, që sipas matematikave tona në mënyrë shtesë do të ndikojë në shtrenjtimin e çmimeve me pakicë dhe do të ndikojë që edhe kompanitë e mëdha të mos mund t’i paguajnë rrogat.”, – deklaroi Tërpe Denovski nga Lidhja e Sindikatave.
LSM: Qeveria e re të marrë masa për uljen e çmimeve
Nga Lidhja e Sindikatave kërkojnë që Qeveria e re të ndërmarrë masa urgjente për uljen e inflacionit dhe çmimeve në markete.
“I dinë shumë mirë kërkesat tona, i dinë mirë amendamentet të cilat i kemi dërguar në Kuvend, propozimet e sindikatave për uljen e çmimeve nëpër markete.”, – theksoi Tërpe Denovski nga Lidhja e Sindikatave.
Nga Lidhja e Sindikatave shpresojnë se Qeveria e re në 100 ditët e para do të marrë masa që qytetarët të kenë jetë më të mirë nga ajo që e kanë aktualisht.
 
			        
