Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (ShSKUK) thotë se nuk janë ndaluar shërbimet e dializës dhe se pacientët po marrin trajtimin e tyre të rregullt edhe në QKUK edhe në spitalet e përgjithshme.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, sqaron se Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme”, thuhet në reagimin e ShSKUK.
Ndonëse sipas tyre nuk ka material të mjaftueshëm por që nuk ka pasur vonesa në ofrimin e shërbimeve.
“Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve. Jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht”, përfundon reagimi.
