Skandal në Saraj: Ish-zyrtarë dhe inxhinier nën hetim për keqpërdorim mbi 108 milionë denarë

nga D. V.

Shkup, 13 nëntor – Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër tetë personave fizikë, ish-funksionarë dhe ish-zyrtarë në Komunën e Sarajit dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe kundër një inxhinieri mbikëqyrës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, moskryerje të përgjegjshme të punës dhe falsifikim apo shkatërrim të dokumenteve zyrtare.

Në mesin e të kallëzuarve janë:

  • B.B., ish-kryetar komune,
  • S.SH dhe Ķ.K., ish-sekretarë të Komunës së Sarajit,
  • A.S. dhe Ķ.A., ish-udhëheqës të sektorit të urbanizmit,
  • A.SH, bashkëpunëtor i ri në komunë,
  • I.B.SH., udhëheqës i sektorit për planifikim hapësinor në Qytetin e Shkupit,
  • dhe L.T., inxhinier mbikëqyrës.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve” (neni 353)“Moskryerje e përgjegjshme e detyrës” (neni 353-v) dhe “Falsifikim ose shkatërrim i dokumenteve afariste” (neni 280) të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas hetimeve, personat e dyshuar — edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se për parcelën kadastrale KP 10405/6 KO Saraj nuk ekzistonte plan i detajuar urbanistik — kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke përgatitur dhe miratuar dokumente urbanistike dhe leje ndërtimi me përmbajtje të rreme, si dhe llogaritje të kundërligjshme për kompensimin e rregullimit të tokës ndërtimore.

Gjithashtu, inxhinieri mbikëqyrës ka kryer inspektim teknik dhe ka përgatitur raport përfundimtar të rremë.

Përmes këtyre veprimeve, zyrtarët e dyshuar i kanë mundësuar kompanisë “Azra Idriz” DOOEL Glumovë – Saraj të përfitojë kundërligjshëm mbi 108 milionë denarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More