Specat nga 20 deri në 22 denarë për kilogram, bujqit e zhgënjyer

nga Xh M

Shkup, 2 tetor – Speci i kuq për përgatitjen e ajvarit në grumbullim po shitet me çmim gjithnjë e më të ulët. Bujqit nga fshati Obrshani në Pelagoni ankohen se për klasën e parë dhe të dytë çmimi është ulur në vetëm 22 denarë për kilogram.

Sipas tyre, ky çmim është i paarsyeshëm dhe nuk i mbulon as shpenzimet e prodhimit.

“Çmimi ra në 20 denarë për kilogram, ndërsa grumbulluesit shfrytëzojnë situatën dhe nuk duan ta blejnë as me këtë çmim. Tani i mbetet vetëm kohës të vendosë për prodhimin – gjithçka do të prishet”, thonë bujqit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More