Parlamenti i Sri Lankës miratoi të martën amendamentet e një ligji prej dekadash për të lejuar Starlink të Elon Musk, njësia satelitore e SpaceX, të ngrejë operacione në vendin ishullor të Azisë Jugore.
Parlamenti i Sri Lankës miratoi ligjin e ri të telekomunikacionit, i cili ndryshoi ligjin ekzistues për herë të parë në 28 vjet, pa votim, tha zyra e parlamentit në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja.
“Kjo mundësi nuk është vetëm për Starlink, por çdo kompani tjetër që dëshiron të investojë në Sri Lanka”, u tha Herath ligjvënësve të martën ndërsa prezantoi projektligjin.
“Plani ynë është të rrisim sektorin e IT në një industri prej 15 miliardë dollarësh deri në vitin 2030. Kështu që është e rëndësishme që të tërheqim kompanitë ndërkombëtare për të ofruar internet, veçanërisht në zonat rurale”.
Starlink iu afrua Sri Lankës në mars me një propozim për të ngritur operacione, tha Herath për Reuters të hënën.
Sri Lanka dha miratimin paraprak të Starlink në qershor pas ndjekjes së shpejtë të procesit.
Starlink do të duhet të paguajë një tarifë për licencën, shtoi Herath, pa dhënë detaje.
