Sulmuesi e ka goditur kandidatin për këshilltar me gur dhe i ka thyer kafkën, detaje nga sulmi i përgjakshëm në Vinicë

nga Xh M

Vinicë, 7 tetor – Sulmuesi nga Vinica, i cili javën e kaluar e rrahu brutalisht Imit Skopkon, kandidat për këshilltar në zgjedhjet e ardhshme nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, do të përgjigjet për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, njoftoi Prokuroria Publike.

“Sipas dyshimeve, 37-vjeçari më 2 tetor, në një parking përpara një restoranti në Vinicë, me dashje i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi, duke ia rrezikuar jetën. Pas një debati verbal me të dëmtuarin brenda restorantit, i dyshuari e ka kapur për xhaketë dhe e ka goditur disa herë me grushta në stomak. Më pas kanë vazhduar të shtyhen dhe të goditen me gurë. Personat e pranishëm kanë tentuar t’i ndajnë, por në një moment i dyshuari e ka goditur të dëmtuarin me gur në pjesën e pasme të kokës, nga çka ky ka rënë pa ndjenja. Viktimës i është shkaktuar një lëndim i rëndë trupor – frakturë e kafkës, për shkak të së cilës ndodhet në koma, pa vetëdije dhe jeta e tij është në rrezik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Prokuroria ka kërkuar që ndaj të dyshuarit të caktohet paraburgim prej 30 ditësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More