SYRI TV/ Vetëm 1 km nga Erseka, fshati Dokollarë i harruar nga pushteti, banorët: Nuk ka investime

nga L. M

I ndodhur vetëm 1 kilometër larg qytetit të Ersekës, fshati Dokollarë është lënë në mëshirë të fatit. Mungesa e investimeve, sipas banorëve, ka sjellë largimin e njerëzve, ndërsa ujërat e zeza rrezikojnë shëndetin e tyre. Banorët shprehen të zhgënjyer, duke thënë se, edhe pse paguajnë rregullisht taksat, shërbimet minimale mungojnë. Kjo situatë ka sjellë edhe braktisjen e fshatit.

Banorët e fshatit Dokollarë, vetëm një kilometër larg qytetit të Ersekës, thonë se fshati i tyre është lënë në harresë nga institucionet. Ata shprehen se mungesa e investimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në shpopullimin e zonës. Rruga e amortizuar është një nga problemet më të mëdha, që ka detyruar jo vetëm të rinjtë, por edhe të moshuarit të mendojnë largimin, shpesh drejt familjarëve të tyre në emigracion.

Një tjetër shqetësim madhor janë ujërat e zeza, të cilat dalin në sipërfaqe, duke krijuar një situatë alarmante për shëndetin publik, ndërsa pushteti vendor nuk ka reaguar aspak.

Edhe varrezat e fshatit janë lënë pa mirëmbajtje, të mbuluara nga bari dhe ferrat, ndërsa banorët shprehen se, pavarësisht pagesës së taksave, shërbimet nga bashkia mungojnë.

I vetmi investim i realizuar ndër vite ka qenë furnizimi me ujë të pijshëm. Megjithatë, grumbullimi i taksave mujore nuk është përkthyer në shërbime të tjera për komunitetin e banorëve. Dokollarë po tkurret vit pas viti, ndërsa çdo fushatë zgjedhore shoqërohet me premtime për zgjidhjen e problematikave premtime që mbeten vetëm fjalë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More