Tabaku: 650 milionë euro kontrata janë sot në hetim

nga D. V.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot në Kuvend se në harkun kohor të 7 viteve, 2017-2024, taksat e shqiptarëve kanë paguar 840 milionë euro për koncesionet dhe partneritetin Publik-Privat (PPP).

Duke iu referuar raportit të Kontrollit të Latë të Shtetit, Tabaku tha se pavarësisht rekomandimeve të këtij të fundit “qeveria vazhdon e qetë në rrugën e saj”.

Tabaku shtoi se “janë 6 nga 12 kontrata të cilat sot janë në hetim dhe një pjesë e madhe dhe me produkte të punës së KLSH-së, janë pothuajse 650 milionë euro që sot po hetohen”.

Deputetja e PD-së shtoi se kjo situatë “ka lidhje me një sistem të korruptuar që tashmë fatkeqësisht është produkt edhe i këtij parlamenti, me ligjet që ky parlament kalon”.

“Ligje në favor të pakicës, ligje që miratojnë nga aeroporte tek kontrata koncesionare tunelesh, sigurisht që janë shëmbëlltyra më e mirë e qeverisjes, por janë ngritur raport pas raporti si burimi kryesor, edhe i procedurave të korruptuara, por edhe i zbatimit të kontratave me standardet më të ulëta”, tha Tabaku

Tabaku tha se “ky sistem i mbyllur është shkaku që ne sot kemi një ekonomi të mbyllur, një mungesë konkurrencë. Ky sistem i mbyllur sot është edhe mungesa e një ekonomie tregu që është kthyer në monopol në sektorët më të rëndësishëm”.

“Ky korrupsion i miratuar në këtë parlament e ka shkatërruar konkurrencën, ka shkatërruar ekonominë dhe besimin se ky vend mund të bëhet”, tha Tabaku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More