Taravari vizitoi klinikën për urologji dhe hematologji

nga D V

Shkup, 23 gusht – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari së bashku me drejtorin e sapoemëruar Bashkim Bakiu e kanë vizituar sot Klinikën e urologjisë ku biseduan për nevojën e përmirësimit të kushteve për trajtimin dhe shtrimin e pacientëve në këtë klinikë.

Kjo, siç thuhet në kumtesën e MSH-së, do të jetë një nga prioritetet e ministrisë në periudhën e ardhshme.

Ministri ka vizituar po ashtu edhe Klinikën e hematologjisë, ku me drejtoreshën Sonja Genadieva-Stavrik vizituan klinikën dhe diskutuan për planet e ardhshme për fuqizimin infrastrukturor të këtij institucioni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More