Tatimet kontrolle mbi blerjet e automjeteve luksoze nga individë të paregjistruar

nga D. V.

Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur një operacion kontrolli ndaj individëve që kanë blerë automjete luksoze gjatë periudhës 2023-2024, pa qenë të regjistruar në organet tatimore dhe pa deklaruar të ardhura të mjaftueshme.

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, rezulton se rreth 400 automjete luksoze janë blerë nga individë që nuk kanë të ardhura të deklaruara.

Administrata Tatimore u bën thirrje këtyre individëve që të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve, për të shmangur penalitetet që parashikon ligji.

Në vijim të këtij procesi, do të përfshihen të gjithë individët që zotërojnë mjete të kategorisë luksoze, të cilët do t’i nënshtrohen një analize të hollësishme të përputhshmërisë mes të ardhurave të deklaruara, vlerës së pasurive të zotëruara dhe dokumentacionit që justifikon burimin financiar të përdorur për blerje të tilla.

Ky veprim është pjesë e strategjisë së Administratës Tatimore për të forcuar disiplinën fiskale dhe për të luftuar ekonominë informale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More