Shkup, 31 dhjetor – Qendra e Shkupit është gjallëruar në ditën e fundit të vitit 2025. Koha me diell ishte motiv shtesë për qytetarët që të dalin jashtë, ndërsa atmosfera arrinte kulmin.
“Pritja e Vitit të Ri për të rinjtë ka filluar më herët.
Një pjesë e madhe e kafeneve në qendër të Shkupit nisën festimet ditore”, raporton Mihajllo Donev, gazetar.
“Debar Mëhalla, “Leninova”, por edhe rruga “Maqedonia” janë vendet më të frekuentuara ku mund të dëgjohet më së shumti muzikë e zhurmshme.
Festat ditore do të zgjasin deri në orët e vona, e më pas, pas një pauze të shkurtër, festa do të vazhdojë deri në orët e mëngjesit, kur edhe zyrtarisht do ta presim vitin e ri 2026.

