Tesla aksidenalisht zbulon detaje rreth Modelit 3 të përditësuar

nga D V

Tesla prezantoi Modelin 3 të përditësuar shtatorin e kaluar por pa ofruar detaje rreth performancës së tij.

E tani me sa duket aksidentalisht kompania ka zbuluar disa specifika të veturës në faqen InsideEVs.

Bëhet e ditur se modeli 3 do të prodhojë prej mbi 500 kuaj fuqi, dhe thuhet të jetë modeli më i fuqishëm nga Tesla.

Sa i përket ndryshimeve në brendësi, modeli i ri vjen me ulëse të tjera dhe peshon mbi 1,800 kilogram.

Besohet gjithashtu edhe se kapaciteti i baterisë së tij do të jetë 82.0 kilovat-orë.

Pavarësisht thashethemeve se ky variant do të riemërohet si Model 3 Ludicrous, duket se ai do ta mbajë emrin Performance.

Një zbulim zyrtar i Performance pritet ditëve ose javëve në vijim. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More