Tetori Rozë, Rama thirrje vajzave dhe grave: Bëni momografinë falas

nga D. V.

Tetori shënon muajin për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit të gjirit.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi sot në rrjetet sociale u bën thirrje vajzave dhe grave që të kujdesen për veten e tyre duke bërë mamografinë falas në poliklinikat dhe spitale rajonale të vendit.

“Me thirrjen e përvitshme në çdo Tetor Rozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend”, shkruan Rama.

Ky muaj shërben për të informuar dhe sensibilizuar publikun mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe parandalimit të sëmundjes, që vazhdon të jetë një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në botë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e ka shtrirë fushatën e saj sensibilizuese jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit. Kontrollet e rregullta janë thelbësore për diagnostikimin e hershëm në luftë kundër kancerit dhe për mbrojtjen e shëndetit.

MSHMS ka mundësuar që nëpërmjet portalit “e-Albania” çdo grua të njoftohet për kryerjen në kohë të mamografive dhe kryerjen e kontrolleve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More