Thirrje fyese edhe në ndeshjen ndërmjet Sileksit dhe Shkupit

nga Xh M

Në ndeshjen e futbollit ndërmjet Sileksit dhe Shkupit që u zhvillua në Kratovë, u regjistruan thirrjen fyese dhe sjellje te pahijshme. Ndaj gjashtë personave është paralajmëruar kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.

“Në stadiumin në Kratovë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet KF “Sileksi” nga Kratova dhe KF “Shkupi” nga Shkupi, zyrtarë policorë nga OVR Kratovë kanë konstatuar shkelje të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljeve të pahijshme në ngjarjet sportive”, raportoi Policia.

Policia konstatoi që gjashtë persona nga Kratova janë sjellën në mënyrë të pahijshme duke bërë edhe thirrje fyese.

Ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Shkupit u zhvillua më 10 nëntor, ku ekipi vendas fitoi me rezultat 5-1.

Ndryshe, Federata e Futbollit të Maqedonisë më 6 nëntor ka vendosur të dënojë Klubin e Futbollit Pobeda që të mos luajë katër ndeshje në shtëpi për shkak ndodhive në ndeshjen kundër Shkëndijës së Haraçinës.

Ende pa u zbardhur rastet e shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes me brohoritma raciste, në tribunat sportive në Kumanovë dhe Kavadar, së fundmi në Prilep u regjistrua skandali i radhës me të njëjtin refren “Dhoma gazi për shqiptarët” nga tifo grupi “Majmuni”. Ashtu si në dy rastet e mëparshme, edhe në këtë rast mbetet e paqartë nëse drejtësia do të arrijë ta kryejë punën e saj. Deri tani ka reaguar vetëm Federata e Futbollit, duke e dënuar klubin “Pobeda” me katër ndeshje pa prezencë të publikut dhe një gjobë prej 3 mijë eurosh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More