Ohër, 13 korrik – Në Ohër është hapur festivali tradicional “Vera e Ohrit”, ku të pranishëm janë edhe krerët e lartë shtetëror, jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga Shqipëria.
Në një resht të ulur shihen presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Sot isha pjesë e hapjes së Verës së Ohrit, ngjarje e cila feston artin, kulturën dhe shpirtin e popullit tonë.
Me krenari dhe falënderim të madh e dhashë përkrahjen time sepse besoj se kultura është zemra e çdo shoqërie.
Ohri, kjo perlë e shtetit tonë, sonte sërish shkëlqeu, jo vetëm me bukurinë natyrore të saj, por edhe me shpirtin i cili i bashkon artistët, qytetarët dhe të gjithë që e ndjejnë artin si mënyrë të jetesës.
Le të na sjell kjo verë më shumë dashuri, inspirim dhe përbashkëti. T’i përkrahim aktivitetet që na bashkojnë dhe vlerat që na bëjnë njerëz më të mirë”, shkroi Mickoski në Facebook.
Ata shoqërohen nga kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski. I pranishëm është edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti si dhe disa nga ministrat.