Trafiku rrugor pa probleme të mëdha – pritje deri në 40 minuta në kufi

nga Xh M

Shkup, 11 gusht – Trafiku në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa, në kushte të rrugëve të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit është rritur për shkak të sezonit veror.

Sipas informacioneve nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), në pikën kufitare Tabanovce koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në Bogorodicë pritja për hyrje është rreth 40 minuta.

“Në pikat e tjera kufitare, në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi,” – njofton LAMM.

Institucioni apelon për kujdes të shtuar në disa segmente rrugore.

“Rekomandojmë përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalistikës dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë,” – theksojnë nga LAMM.

Regjim veror për mjetet e rënda
Nga 1 korriku deri më 31 gusht është në fuqi ndalimi i përkohshëm i qarkullimit për mjetet e rënda mallrash mbi 15 ton në rrugët shtetërore, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

“Ndalimi vlen të premten nga ora 17:00 deri në 22:00, të shtunën nga 09:00 deri në 18:00 dhe të dielën nga 09:00 deri në 22:00, si dhe në ditët kur Ministria përcakton temperatura ekstreme,” – sqaron LAMM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More