Tre drejtorë të rinj në shërbim të qytetarëve, Totaj vazhdon zgjerimin e ekipit komunal

nga D. V.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për emërime të reja në strukturën drejtuese të komunës, duke bërë të ditur se ekipi i tij është zgjeruar me tre drejtorë të rinj.

“Sot iu bashkëngjitën ekipit tim Sylejman Baxhaku, në pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë, Fatmir Memaj, në atë të Drejtorit të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Nderim Kadriaj, në pozitën e Drejtorit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, ka shkruar Totaj.

Kryetari i Prizrenit theksoi se këto emërime synojnë forcimin e menaxhimit dhe rritjen e efikasitetit në sektorë të rëndësishëm për qytetarët, ndërsa theksoi përkushtimin për vazhdimin e punës në shërbim të zhvillimit të komunës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More