Tudor i ashpër me Zhegrovën: E lashë në stol sepse zgjodha lojtarët më të fortë që mund të sjellin rezultat

nga D. V.

Trajneri Igor Tudor ka qenë i ashpër me sulmuesin Edon Zhegrova, duke konfirmuar se ishte zgjedhje taktike se pse nuk e ka futur në dy përballjet e fundit ndaj Villarrealit e AC Milanit.

Anësori kosovar i shikoi të dy ndeshjet nga stoli, ku pavarësisht që është shëruar plotësisht nga lëndimi nuk ka qenë në zgjedhjet e Tudor.

Tekniku kroat ishte i qartë pas barazimit me Milanin, ku ndër të tjera e paralajmëroi Zhegrovën se duhet të bëhet më i fortë për të luajtur në fanellën “Bianconere”.

“”Merren vendime për të mirën e skuadrës. Asnjë emër, asnjë gjykim, i vëzhgoj me kujdes të gjithë dhe fus në lojë atë që është më i forti, ndërsa te zëvendësimet mendon për atë që të sjell rezultatin”, deklaroi Tudor.

Edon Zhegrova

Zhegrova me shumë gjasë do të ketë mundësinë për të fituar minuta në dy ndeshjet e muajit tetor, ku pavarësisht që nuk ka luajtur shumë te skuadra italiane, shihet si ‘aseti’ kryesor i Franco Fodas.

Ai do t’i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet ndaj Sllovenisë, respektivisht Suedisë, që zhvillohen më 10 dhe 13 tetor.

Kujtojmë, Kosova aktualisht ka tre pikë në tabelë dhe mbetet hapur në garë për një kualifikim të mundshëm të Botërorit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More