U shpallën fituesit e çmimit shtetëror “22 nëntori”

nga Xh M

Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Maqedoninë e Veriut ka publikuar fituesit e çmimit shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025, transmeton Portalb.mk.

Ky çmim do të ndahet më 22 nëntor në ora 11:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Për arritjet në fushën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, çmimi i jepet studiuesit, poetit e publicistit prof. dr. Sevdail Demiri dhe shkrimtarit Resul Shabani”, njoftoi Ministria.

Ky çmim i jepet njerëzve që kanë dhënë kontribut në sferën politike, kulturore dhe shoqërore në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, Konkursi për çmimin shtetërore “22 Nëntori” për vitin 2025 ishte i hapur nga 1 deri më 31 maj 2025.

Në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipër, 22 nëntori është festë shtetërore për nder të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqip.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More