VanHorn takon Koçiun: Së bashku mund të çmontojmë rrjetet e paligjshme financiare

nga D. V.

E ngarkuara me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me ministren e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, VanHorn bëri të ditë se gjatë takimit theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare.

VanHorn nënvizoi se “duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More