Vengu: Forcat e Repartit të Gërhotit në terren, situata drejt normalizimit në Gjirokastër

nga D. V.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri të ditur sot se, situata në qytetin e Gjirokastrës po shkon drejt normalizimit të plotë falë edhe angazhimit të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes.

17 efektivë dhe 1 mjet i kalueshmërisë së lartë nga Reparti i Gërhotit janë të angazhuar në terren për çlirimin e akseve të transportit dhe garantimin e lëvizjes së sigurt, theksoi Vengu.

Prej disa ditësh, forcat ndodhen pranë banorëve të lagjes “18 Shtatori”, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe duke kontribuar në përballimin e situatës.

Ministri i Mbrojtjes thekson se Forcat e Armatosura vijojnë të jenë pranë qytetarëve në çdo situatë, me reagim të shpejtë, profesionalizëm dhe koordinim institucional.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More